E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti shiu rikthehet te Enjten

TIRANE-Mot me vranesira kthjellime te here pas hershme dhe reshje lokale do te pasojne oret ne vijim te se Martes dhe te Merkures per tu lene serish vendin reshjeve te shiut. Ky eshte parashikimi i Motit qe vjen nepermjet agjencise se lajmeve BalkanWeb.
Lajmi se shirat kthehen do te perjetohet keq sidomos nga qytetaret shkodrane qe keto dite po vuajne situaten e renduar nga permbytjet. Ne zonat e Shkodres reshjet e shiut do te bien me intensitet te enjten kurse te premten do te kete mot me diell por te acarte. Maksimalja e temperaturave do te shenohet vetem 5 Grade Celsius ne kete qytet kurse minimalja 1 Grade Celsius.
Por per zonat e Shkodres qe keto dite ndodhen nen uje mjaftojne dhe pak ore shi qe te rendojne gjendjen kritike ku ndodhen banoret aktualisht. Banoret e zonave te Shkodres qe kane mbi 2 muaj qe perjetojne motin me shi shpresojne se me pushimin e reshjeve do te kete terheqje te ujit nga zonat e permbytura qe jeta te rinise ne keto vende.
Reshjet e shiut qe gjate dites se enjte priten te jene me intensitet do te vijojne dhe ne zonat te tjera te vendit.

Te Premten vjenacari
Por le ti gezohemi dhe pak dite motit me temperature relativisht te fresketa ne fundjave troket dimri i acarte. Keshtu tregon parashikimi i motit ne agjencine e lajmeve ne BalkanWeb.
Te Premten do te shenohet nje renie drastike temperaturash ku ne zonat malore do te zbrese dhe ne -3 Grade Celsius dhe do te shoqerohen me reshje bore.
Ne Tirane te Premten temperatura maksimale do te jete 8 dhe 2 Grade Celsius ne Lezhe 8 dhe 0 Grade Celsius. Ne Lezhe nuk do te kete reshje shiu me instensitet te larte diten e enjte dhe te premte.
Ne Korce e Pogradec do te shenohet ne fundjave nje renie temperaturash deri ne -3 e -5 Grade Celsius minimalja.
Ne veri te vendit kryesisht Kukes e Tropoje Peshkopi do te kete mot te vrenjtur pergjate gjithe javes kurse te premten temperaturat do te bien deri ne -1 Grade Celsius.
Ulja e temperaturave dhe reshje lokale do te kete dhe jugun e vendit por jo aq te ashpra sa ne zonat veriore te vendit.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›