E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Vlores mblidhet sot per ekstradimin e Prudentinos

VLORE- Ne gjykaten e Vlores do te merret sot ne shqyrtim kerkesa per ekstradimin Albino Prudentinos drejt Italise ku akuzohet per aktivitet kriminal ne perberje te organizates Sacra Corona Unita.

Ne seancen e djeshme ka qene vete i akuzuari Prudentino qe ka refuzuar mbrojtjen e caktuar kryesisht duke kerkuar mbrojtje nga avokati qe mori ne fillim perkatesisht Ferdinand Ndoji nga Tirana. Po keshtu dhe avokati i caktuar nga gjykata Arjan Isufi nuk ka pranuar te marre ne dore ceshtjen dhe ka kerkuar doreheqjen.

Avokatja e re e cila tashme do te mbroje Albino Prudentinon ka kerkuar te njihet me dosjen dhe aktet.

Anetari i Sacra Corona Unita u arrestua me 29 shtator ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore ku qendronte ne Shqiperi prej disa kohesh dhe dispononte pasuri te paluajtshme si lokale shtepi dhe kazino. Ai u prangos me urdher te leshuar nga gjykata e Leces ne Itali per akuzat bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal italian te cilat nese vertetohen e denojne Prudentinon me me shume se 25 vjet burg.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›