E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti sot i qëndrueshëm dhe me diell

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje. Këto vranësira në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.  

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 12 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Temperatura maksimale në vend nuk do të jetë më shumë se 33 gardë celsius.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›