E Hënë, 2 Nëntor 2026

Xhamia e Plumbit rikthehet si atraksion turistik. Monumenti historik i restauruar tërheq vizitorë vendas e të huaj

Xhamia e Plumbit, një monument i rrallë i arkitekturës osmane, që prej vitesh ka qenë i ekspozuar ndaj përmbytjeve dhe kohës, po tërheq sot gjithnjë e më shumë vizitorë vendas e të huaj pas përfundimit të punimeve për restaurimin e saj.

Vizitorët ndajnë përjetimet e tyre, duke e konsideruar xhaminë një thesar historik dhe një vend ku ndihen të lidhur me kulturën dhe identitetin e Shkodrës.

Ata vlerësojnë bukurinë e veçantë të arkitekturës, atmosferën që ofron dhe mundësinë për ta njohur qytetin përtej qendrës së tij historike.

“Tani e kanë bërë edhe më mirë nga çfarë ishte.”

“Jam nga Turqia dhe ky monument ka vlera historike për qytetin. Vizita në këtë vend është tepër e vlefshme”, thanë disa nga vizitorët.

Xhamia e Plumbit, e shpallur monument kulture, është kthyer kështu në një atraksion të ri turistik për qytetin, duke pasuruar mozaikun e vendeve që vizitorët zgjedhin të eksplorojnë në Shkodër.

Përveç vlerave të saj fetare e kulturore, ajo mbetet një simbol i bashkëjetesës dhe i trashëgimisë që Shkodra ka ruajtur ndër shekuj.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›