Moti sot i qëndrueshëm, erë mesatare deri e fortë në bregdet

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Instituti i Gjeoshkencave bëri të ditur se ditën e sotme moti parashikohet kryesisht i qëndrueshëm.
Priten reshje të dobëta në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Në verilindje të vendit, në lartësitë mbi 1000 metra nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 21 °C
në vendet e ulëta: 6 / 21 °C
në vendet malore: 1 / 13 °C
Sot era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.