E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti sot në vend, temperaturat pësojnë rritje, qytetet që do të shënojnë vlerat më të larta

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së sotme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e kalimtare, por pa reshje shiu. Temperaturat do të vijojnë rritjen, duke sjellë një tjetër ditë të nxehtë në të gjithë vendin.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 39°C në Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Tiranë, ndërsa deri në 38°C në Vlorë, Durrës, Lezhë dhe Shkodër.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me drejtim juglindje, me shpejtësi rreth 7 m/s. Në bregdet, zonat malore dhe lugina, era do të fitojë herë pas here shpejtësi deri në 14 m/s.

Në zonat bregdetare, valëzimi në det do të jetë i forcës 1–3 ballë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›