E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti të martën, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në bregdet

TIRANË, 22 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë, ditën e martë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje të vendit.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore shpejtësia e erës do të arrijë deri në 20 m/s.

Në dete parashikohet valëzim i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 16/30 Diell
Kukës 13/26 Diell pak re
Lezhë 16/29 Diell
Dibër 11/25 Diell pak re
Durrës 14/29 Diell
Tiranë 17/29 Diell
Elbasan 17/29 Diell
Berat 15/29 Diell
Vlorë 17/28 Diell
Korçë 10/24 Diell pak re
Gjirokastër 13/30 Diell
Sarandë 16/29 Diell

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›