E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, 40 vjecari kap kryqin e bekuar në ujrat e Adriatikut

Një 40-vjeçar nga Durrësi ka arritur të kapë kryqin në ujërat e ftohta të Adriatikut sot ditën e Ujit të Bekuar. Ceremonia u zhvillua në kalatën 4 të Portit Detar të Durrësit dhe morën pjesë qindra besimtarë ortodoksë 

DURRES-  Dita e Ujit të Bekuar është festuar edhe në qytetin e Dyrrësit. Sot paradite në katedralen e Shën Astit dhe Shën Pavlit u zhvillua mesha e Epifanisë, e cila simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit. Mesha u drejtua nga Hirësi Nikolla, peshkop i Apollonisë, sipas të cilit shfaqja e Jezuit si Mesia njerëzor dhe si Biri hyjnor i Perëndisë përbën theksin e kësaj feste.Më pas u zhvillua ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë e cila u organizua në kalatën 4 të Portit Detar të Durrësit. Në pjesëmarrjen e qindra besimtarëve ortodoksë, 6 qytetarë u hodhën në ujrat e ftota të Adriatikut për të marrë kryqin por vetëm 40-vjeçar Nikolla Zeneli nga ky qytet ka arritur të kapë kryqin.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›