Moti,nga e enjtja në mbrëmje nisin shirat
U duk sikur pranvera kishte mbërritur, por do të na duhet ende të presim që ditët me diell të zgjasin për shumë. Tashmë mbi territorin e vendit kanë ndërruar masat, të cilat vijnë të paqendrueshme dhe më të ftohta. Gradualisht temperaturat kanë rënë dhe pritet të pësojnë zbritje të mëtejshme deri në fundjavë. Sipas shërbimit Meterologjik të ushtrisë, të enjten në mbrëmje nisin shirat, ku në lartësi ato pritet të jenë në formën e dëborës.Karakteristikë për këto ditë do të jetë forcimi i erës, dhe pritet që për orët në vijim të kemi një erë të vrullshme. Intensiteti i saj do të jetë më i lartë në fundjavë, e si pasojë në det të hapur parashikohet që valëzimi të arrrijë deri 6 ballë.Por kapriçiot e kësaj stine nuk marrin fund lehtë pasi, atmosfera parashikohet të ndërrojë sërisht pamje. Kështu sipas Shërbimit meteorologjik të ushtrisë pjesën e dytë të së dielës, pritet të kemi mot më të kthjellët , dhe me ardhjen e javës së re edhe ringjitje të vlerave.