Motiv i plagosjes kujdestaria ndaj fëmiut

Njëri nga të dyshuarit për plagosjen e dy personave në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit ka treguar motivin e zënkës me miqët e tij.
Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se i dyshuari ka thënë se bashkë me vëllain e tij ishin nisur drejt aeroportit “Adem Jashari” për të pritur dhe për të treguar mllefin ndaj atyre që dikur i patën miq shtëpie.
B.A, i martuar për disa vite me motrën e A.V dhe F.K, ka kërkuar nga këta të fundit që fëmija pas ndarjes të jetonte me të, gjë e cila është kundërshtuar.
Atëherë tensionet në mes palëve janë rritur dhe ka ardhë deri te shkrepja e armëve.
Të lënduarit, A.V. dhe F.V., e që u goditen me plumba këmbëve, janë trajtuar në QKUK.
I dyshuari i ka thënë policisë se nuk ka dashur t’i vras dhe për këtë arsye i ka qëlluar këmbëve./Indeksonline/