E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP Lorenzo triumfon ne Misano

Jorge Lorenzo (Yamaha) ka fituar Cmimin e Madh të San Marinos në Moto GP duke dominuar garën italiane nga fillimi në fund.

Spanjolli ka lënë pas bashkëkombasit e tij Marc Marquez dhe Dani Pedrosa, të dy me Honda. Në vend të katërt Valentino Rossi (Yamaha), i cili ka lënë pas Bradl (Honda), Crutchlow (Yamaha) dhe Bautista (Honda). Mbyllin dhjetëshen e parë motorrët Ducati me Dovizioso, Hayden dhe Pirro. Pas kësaj gare, Marquez qëndron në krye të klasifikimit me 253 pikë, i ndjekur nga Lorenzo dhe Pedrosa me 219 pikë secili.   / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›