E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG kodi etik ne kontratat e lojtareve

Është shumë e ngjashme me një kod etik, që zakonisht mbahet jashtë fushave të blerta, ai që Paris SG ia kërkon me detyrim lojtarëve të tij, në momentin e firmosjes së kontratës.

E përditshmja franceze “Le Parisien” ka zbuluar rregullat e shkruara në kontratën e çdo lojtari parizien, ku nuk mungojnë surprizat: detyrim për të respektuar kërkesat për intervistë nga ana e “Al Jazeera” dhe xhentilesë sa i përket përballjeve me tifozët. “Lojtari, - lexohet mes klauzolave të kontratës standard të ofruar ndaj lojtarëve të PSG-së, - gjithashtu merr përsipër të përmbahet përpara shtypit, kur ka kritika dhe komente negative në lidhje me sjelljen e klubit, zgjedhjet e trajnerit, pjesës tjetër të skuadrës apo kundër publikut”. Të gjitha pajisjet e tjera sportive, veç këpucëve dhe dorezave të portierit, duhet të jenë të firmosura nga firma Nike. Në fund, gjithçka mbyllet me ndalimin për të vendosur baste, qoftë personalisht, qoftë duke i besuar palëve të treta baste mbi ndeshjet e PSG-së, si dhe detyrimin për të mos luajtur futboll, ose t’i nënshtrohet sporteve të tjera, pa mirëkuptimin apo lejen e drejtuesve parizienë. Ndërkohë, sa i përket pagave të Nasser al-Khelaifi, mund të zgjidhet edhe heqja dorë nga diçka. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›