Moto GP/ Motoret ndryshojne look

Ne sezonin 2011-2012 skuderite ne kampionatin me spektakolar te motoreve do te kalojne nga modeli 800 ne ate 1000 duke bere disa ndryshime te vogla.
Ne vijen e pare te ndryshimeve qendrojne Dukati Jamaha dhe Honda. Telajoja e Dukatit te ri te Valentino Rosit perbehet nga fibra karboni me vecori te ndryshme nga vjet qe e bejne me te thjeshte manovrimin ne kthesa. Pothuajse te njejtin ndryshim kane bere edhe te Jamaha me qellim rritjen e qendrueshmerise se motorit gjate frenimit. Pervec kesaj skuderia japoneze ka bere disa nderhyrje te vogla ne motor ku Lorencos do ti jepen disa kuaj fuqi me teper pa u shqetesuar per konsumin. Kurse tek Honda qe me modelin 800 nuk ka qene ne lartesine e duhur ne asnje nga pistat gjate sezonit te shkuar kane vendosur te ndryshojne metode. Motori i ri do te zhvillohet bazuar ne modelin e gjysmes se dyte te 2010-es ku situata ka ardhur gjithnje ne permiresim.