E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP, pole position i Valentino Rosit

Në provat zyrtare për çmimin e madh të Italisë, "Doktori" regjistroi kohën më të shpëjtë. Menjëherë pas tij Dani Pedroza me Honda. Vendi i tretë për spanjollin tjetër Horge Lorenco.
Me një xhiro finale në limitet e perfeksionit, italiani ka ndalur kronometrin në 1'34''338, duke u renditur para pilotit spanjoll të Hondas, Dani Pedroza. Rivali direkt i Rosit për titull, Horge Lorenco do të niset nga vendi i tretë.
"Është një polpozishën i bukur - komentoi italiani në fund të sesionit të provave zyrtare -. Tre minuta para fundit kishte shumë trafik. Prandaj u futa në bokse, ndërrova gomat dhe bëra një xhiro të mirë. Duhet të jemi shumë të përqendruar për garën për të rikuperuar humbjen e javës së shkuar në Indianapolis. Besoj se rivali kryesor do të jetë Lorenco, por edhe Pedroza duhet respektuar."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›