E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria mund Azerbajxhanin 1-0

Në takimin e luajtur dje në "Niko Dovana" të Durrësit, i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian, kuqezinjtë e vegjël mposhtën minimalisht 1-0 Azerbajxhanin.
Ndeshja ka nisur e qetë dhe pa shumë raste për shënim për të dyja skuadrat. Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Me fillimin e pjesës së dytë të takimit, skuadra e drejtuar nga tekniku Artan Bushati rriti presionin në portën kundërshtare dhe pas disa rasteve të pastra, Erando Karabeci kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 63-të, pas një devijimi të njërit prej mbrojtësve azer.
Kjo ishte ndeshja e tretë kualifikuese për grupin 10. Kombëtarja jonë U-21 ndodhet në vendin e tretë, me dy takime më shumë se Austria, Bjellorusia dhe Azerbajxhani. Grupi kryesohet nga Skocia me 6 pikë pas dy ndeshjeve të para.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›