E Diel, 1 Nëntor 2026

MotoGP Jorge Lorenzo matematikisht kampion

Jorge Lorenzo eshte matematikisht kampioni i ri i botes ne MotoGP pavaresisht vendit te trete ne Cmimin e Madh te Malejzise. Spanjolli i Yamahas eshte mundur ne duel nga rivali i tij i madh Valentino Rossi qe ne Sepang tregohet superior por kjo nuk e ka penguar qe te shijoje titullin e pare kampion ne klasin mbretereshe tre gara para fundit te Boterorit.

Feste edhe per Doktorin. Numri 46 i Yamahas shenon pikerisht 46 fitore per skuderine japoneze duke kryer nje gare spektakolare ne rikuperim duke mundur ne fund edhe Andrea Dovizioson me Honda. Malejzia eshte edhe nje here magjike per pesarezin qe kthehet fitues ne cirkutin ku ne 2009 celebrogravei titullin e 9deg kampion. Kurore qe tashme do te kaloje ne duart e Horge Lorenzos. Nje sukses i kerkuar me force nga spanjolli por qe skena i eshte rrembyer nga kolegu i skuderise.

Triumf i plote per konstruktoret japoneze qe mund te fetsojne. Rossi e ka filluar garen shume keq i 11 ne kthesen e pare ndersa Lorenzo vihet menjehere ne ndjekje te Doviziosos. Del nga gara shume shpejt Stoner protagonisti me i pritur por qe heq dore nga ideja per suksesin e trete rradhazi. Kampioni nga Tavullia kryeson ndaj Doviziosos qe mbrohet me sukses nga sulmet e Lorenzos qe ne finish festoon ne menyren e tij boterorin e e pare ne MotoGP.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›