E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese Gjata Te ndryshoje ligji organik

Konstitucionalisti Rustem Gjata e sheh tek ndryshimi i ligjit organik te Gjykates Kushtetuese zgjidhjen e perhershme te perplasjeve qe shkaktojne emerimet e anetareve te saj. Sipas ish kryetarit te gjykates kryesore te vendit ligji i funksionimit te saj eshte nje kopje e dobet e Kushtetutes. Madje dhe adresim ne Komisionin e Venecias per ceshtje te caktuara nuk figuron fare ne te.

Vete praktika dikton qe te plotesohet disa prej tyre te jete me i plote ligji. Mos te leje shteg per shembull Gjykata Kushtetuese merr mendimin e Komisionit te Venecias ku bazohet. Une mendoj se ne ligj duhet. Pergjegjesia eshte e perbashket. Pse Kuvendi ka kaq vjet nuk ka nxjerr kriteret ligjore thote Rustem Gjata konstitucionalist.

Por rregullimt ligjore me te rendesishme dhe me urgjente sipas Gjates duhet te kryhen per kriteret e perzgjedhjes se anetareve te Kushtetueses dhe Gjykates se Larte.

Ka kritere per te shkuar ne Apel dhe jane bere disa here ndryshime nuk ka kritere ne Gjykate te Larte. Mua me habit kjo te caktosh nga rrethi dhe te mos caktosh nga Apeli kjo rrjedh per shkak te mungeses se kritereve ligjore vijon ai.

Ish kryetari i Kushtetueses thekson gjithashtu nevojen e nje reformimi te gjere te sistemit gjyqesor dhe jo siperfaqesor sic eshte bere ne keto 20 vite.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›