MotoGP, Rins: Mir, rivali im i madh për titullin

“Jam i përgatitur, qëllimi është të jem në front dhe të luftoj për kampionatin. Vitin e kaluar ishim afër dhe ekipi ynë fitoi. Partneri im do të jetë rivali i madh, por duhet thënë se sezonin e kaluar kishte shumë rivalitet edhe me pilotë të tjerë. Joan tregoi se kishte një sezon të shkëlqyer, kishte tension por edhe atë sportivitet që nganjëherë humbet”. Alex Rins zbulon kartat disa javë para fillimit të Kampionatit Botëror të MotoGP dhe flet për shokun e tij të ekipit, Joan Mir, mundësinë për të sjellë titullin përsëri te Suzuki.
Gjatë një videokonference me media, Rins iu përgjigj pyetjes në lidhje me Marc Marquez dhe shërimin e mundshëm në funksion të sezonit 2021: “Unë nuk di asgjë – deklaron 25-vjeçari iberik për gjendjen e bashkatdhetarit të tij – Unë nuk e di di nëse ajo që thuhet është e vërtetë apo është gënjeshtër. Nuk e kam idenë e situatës në të cilën ndodhet, por dua që ai të paraqitet në garën e parë në mënyrë që të mund të marrë hapin dhe të bëjë luftë si sezonet e kaluara. Më pëlqen ta shoh në pistë, ai është një pilot shumë i talentuar dhe mëson prej tij”.