Samiti i vaksinimit synon të përmirësojë situatën gjermane të Covid-19

Kancelarja gjermane Angela Merkel planifikon të diskutojë përmirësimet në programin e vaksinimit Covid-19 të vendit me krerët e 16 shteteve federale.
Disa ministra federalë, përfaqësues të prodhuesve të vaksinave dhe Komisioni Europian, i cili blen vaksina për të gjithë Bashkimin Europian nga prodhues të ndryshëm, gjithashtu do të marrin pjesë në një video-konferencë, që pritet të fillojë në orën 14:00.
Në takim, përveç krerëve të shteteve, do të marrin pjesë edhe shoqata gjermane e qyteteve dhe komunave, përfaqësues të prodhuesve të vaksinave, të cilët kanë bërë thirrje për qartësi në sasinë dhe kohën e dërgesave të vaksinave në mënyrë që qendrat e vaksinimit të planifikojnë më mirë.
Vaksinimet në Gjermani dhe BE filluan pak para fillimit të vitit. Javët e para u shoqëruan me vështirësi, me probleme në planifikim dhe shumë pakënaqësi për mungesën e vaksinës./ATSH