E Enjte, 5 Nëntor 2026

MotoGP, Viñales stërvitet me një imitues special

Maverick Viñales po stërvitet me një lloj të ri simulatori me shpresën se do të jetë në gjendje të zbresë në pistën për testet e para të MotoGP të planifikuara në Sepang në fillim të shkurtit. Sezoni i ri I Moto GP pritet të nisë në 28 mars në Doha, në pistën e Losail. Ndërkohë, protagonistët e MotoGP po përpiqen të qëndrojnë në formë edhe bazuar në kufizimet e vendosura nga pandemia e Coronavirus. Pra, nëse Valentino Rossi përdor Ranch-in e tij për tu stërvitur të paktën dy herë në javë, Viñales ka gjetur një alternativë në vilën e tij në Andorran. Piloti i Yamaha po punon me një imitues biomekanik, të vënë në dispozicion nga Institut Catala del Peu në Barcelona. Makina, unike në Europë, përdor shasinë e një Yamaha 600 Supersport të lidhur me një imitues dhe analizon përpjekjet dhe veprimet e kryera nga piloti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›