E Diel, 1 Nëntor 2026

MotoGP vdes ne piste piloti japonez

Cmimi i Madh i San Marinos ne Moto GP eshte kthyer ne nje aksident tragjik me pasoje vdekjen e pilotit 19-vjecar Shoya Tomizawa. Japonezi i skuderise Suter ne klasin Moto2 u perlas gjate gares dhe pasi u rrezua ne piste u shtyp nga dy koleget e tij Alex De Angelis e Scott Redding te cilet po garonin pas tij dhe nuk kishin asnje mundesi te manovronin per te evituar goditjen fatale ndaj Tomizawa.

Gara u nderpre ndersa piloti mori menjehere ndihmen e pare ne piste perpara se te transportohej ne spitalin lokal. Ne fillim mjeket bene te ditur se gjendja e pilotit ishte teper e rende ndersa me pas konfirmuan vdekjen e tij si pasoje e demtimeve te renda qe kishte pesuar ne trup dhe hemoragjise se brendshme.

Shoya Tomizawa eshte piloti i dyte i garave me motore qe humb jeten vitet e fundit pas Daijiro Kato i cili pesoi nje aksident tragjik ne Cmimin e Madh te Japonise ne cirkuitin Suzuka ne vitin 2003.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›