E Shtunë, 31 Tetor 2026

US Open dominojne te medhenjte

Numri nje i botes ne tenisin per meshkuj Rafael Nadal eshte kualfikuar ne raundin e katert te US Open pasi ka mundur ne tre sete 6-4 6-4 6-2 francezin Gillet Simon. Ky i fundit do te rivalizonte ne dy setet e para duke vene jo pak here ne veshtiresi Nadal. Gjithsesi spanjolli do te tregonte edhe nje here supermacine e tij ne setin e trete duke siguruar nje vend mes 16 me te mire te US Open.

Surpriza e ketij turneu eshte zviceriani Stanislas Wawrinka i cili mundi 3-1 me sete nje nga tensitet me te mire te botes Andy Murray. Skocezi larg formes se tij me te mire do te humbiste setin e pare ndersa do te fitonte te dytin perpara se te dorezohej ne dy setet e fundit qe do te merreshin lehtesisht nga Wawrinka i cili ne randin e katert do te perballet me amerikanin Sdam Querey.

Asnje surprize ne turneun US Open per femra ku Kim Clijsters dhe Venus Williams kaluan me sukses testet e para te verteta ne kete kompeticion. Clijsters e cila ka triumfuar per here te fundit ne US Open ne vitin 2005 mundi lehtesisht ne dy sete 6-2 6-1 ish-numrin nje te botes ne tenisin per femra serben Ana Ivanovic. Nderkohe Williams e cila ka arritur te fitoje dy here kete turne ne vitin 2000 dhe 2001 mund 7-6 6-3 tensiten izraelite Shahar Peer.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›