E Diel, 1 Nëntor 2026

Shantazhoi Trezegenë, paparaci i famshëm Corona dënohet 5 vjet

Paparaci i njohur italian Fabrizio Corona është dënuar nga gjykata me 5 vite burg dhe 1 mijë euro gjobë për shkak të shantazhit që i ka bërë futbollistit të njohur francez David Trezege.

Corona pasi kishte siguruar disa foto të ish-sulmuesit të njohur i kishte bërë shantazh duke i kërkuar 25 000 euro në këmbim të mos publikimit.

Trezege nuk ju bind kërkesës së paparacit duke e kallëzuar penalisht.

Gjykata pas shqyrtimit të materialeve vendosi që Corona të dënohet me 5 vite heqje lirie dhe gjobë 1 mijë euro.

(d.b/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›