E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motoja e Arberit Lufto deri ne fund per ate qe do

Pyetja tjeter Arberit i vjen nga Ermira e cila e pyet se cilat jane cilesite qe do ti pelqenin tek nje femer. Ai thote se nje femer duhet te dije te vleresoje veten dhe pastaj familjen. Te jesh e bukur eshte fat por jo gjithcka thote Arberi.

Graciano kerkon te dije se cili eshte personi me i shtrenjte per Arberin dhe ai pergjigjet duke thene se ka tri persona me te shtrenjte duke i permenduar Prinderit dhe vellai.

Anila kerkon qe Arberi ta pershkruaje veten me tri fjale. Ai thote se e konsideron veten si njeri te sinqerte dhe si nje njeri qe nuk do ti beje keq askujt.

Pyetja e Ermalit eshte nese Arberi qan shpesh. Arberi thote se ka raste qe edhe mund te qaje por jo shpesh.

Doloreza kerkon qe te degjoje nje ngjarje nga jeta e Arberit e cila i ka vlejtur me vone. Arberi shprehet se ka shume ngjarje te tilla por ai ka nje moto Lufto deri ne fund per ate qe do.

Meti kerkon te dijse se si e mendon ai veten pas 5 vjetesh. Arberi thote se nuk i pelqen qe te beje plane ne jete por do te deshironte qe te ishte nje menaxher i mire ne sektorin e marketingut pasi te kete mbaruar nje magjistrature. Gjithashtu ai e shikon si plan edhe krijimin e nje familjeje.

Liami kerkon te dije se si mund te sillet ai brenda shtepise nese te tjeret kembengulin dhe kane nje mendim te ndryshem nga i tiji. Arberi shprehet se do te luftoje deri ne fund per te thene te verteten e tij.

Dhe keshtu perfundon Arberi rrefimin e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›