Motorhead, fansave: Mos e blini koleksionin e ri

Edicioni i kufizuar i albumeve të hershme të bandës, lëshuar nga studioja muzikore ‘Universal’, përfshin tetë albume të mëparshme të Motorhead, si dhe një koleksion të posterave, singlave dhe një album fotografish.
Përveç kësaj, koleksioni vjen brenda një kafke të rremë me sy të kuq (simboli i grupit).
Por, Motorhead janë mërzitur nga kostoja e lartë dhe në këtë mënyrë ata kanë lëshuar një deklaratë ku rekomandojnë fansat e tyre që të mos e blejnë koleksionin.
Sipas deklaratës, “Motorhead nuk kanë asnjë kontroll mbi atë që është bërë me këto këngë të hershme, dhe nuk duan që fansat të mendojnë se grupi është përfshirë në vënien e një çmimi kaq të kushtueshëm për një koleksion”.
Motorhead janë artistët më të fundit që ankohen në lidhje me çmimin e një koleksioni të vënë në emrin e tyre.