"Motori i prishur", kapet grupi i hajduteve
Tirane-Tre te rinj, dy prej te cileve jane arrestuar nga policia e Tiranes, dyshohet te jene autore ne disa raste vjedhje motoresh ne kryeqytet. Pas nje operacioni te koduar "Motori i prishur", jane arrestuar ne flagrance ne ngarkim Markelin Atellari, 19 vjec dhe Medi Leka, 26 vjec, ndersa do te ndiqet ne gjendje te lire, Admir Gjonaj, 24 vjec, si bashkautore ne keto vjedhje. Burime zyrtare te policise bene te ditur se pas nje pune profesionale hetimore, eshte dokumentuar teresisht implikimi i ketyre te rinjve ne disa vjedhje. Keta persona dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, brenda nje dite ne 8 nentor kane vjedhur tre motore, ne rruget "Todi Shkurti" dhe "Ali Visha" ne Tirane, ndersa vjedhjen e kater e kane kryer ne daten 13 nentor. Materialet ne ngarkim te 2 te rinjeve Markelin Atellari dhe Medi Leka, do t'i kalojne prokurorise per vepren penale, "vjedhjes" ne bashkepunim, "veprime qe pengojne zbulimin e te se vertetes" dhe "pervetesim i sendeve te vjedhura", ndersa per Admir Gjonaj, ka nisur procedimi ne gjendje te lire.