I pafajshem mjeku i spitalit te burgut, i akuzuar per korrupsion
Tirane- Gjykata e Tiranes ka shpallur dje te pafajshem, mjekun e spitalit te burgut te akuzuar per vepren penale te "korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike". Ne arsyetimin e tij, gjyqtari Gerd Hoxha sqaroi se ndaj te pandehurit, Ardian Nelaj nuk vertetohen akuzat e ngritura nga ana e Prokurorise se Tiranes. Gjykata ka arsyetuar se ne te dyja rastet e ryshfetit, nuk ka pasur asnje kerkese nga ana e mjekut, por ka qene deshira e familjareve per t'i dhene parate. Arrestimi i Ardian Nelajt, u krye ne saje te operacionit te koduar "Standard i garantuar". Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Tiranes, Nelaj me detyre shefi i klinikes se spitalit te burgut ne Tirane, perfitonte para ne menyre te paligjshme. Nelaj dyshohet se iu kerkonte pacienteve 20 mije leke per nje operacion, i cili kryhej ne sallen e urgjences se spitalit nr.2, Tirane. Hetimet ne ngarkim te Nelajt, nisen dy muaj para arrestimit te tij. Fillimisht prokuroria kishte siguruar prova per nje rast ryshfeti, por duke dyshuar se mund te kete qene nje kembengulje e pacienteve, kane preferuar qe te vazhdojne vezhgimet ne ngarkim te mjekut. Dy jave pasi ishte filmuar e pergjuar duke marre ryshfet nga pacientet, ka pranuar prej tyre edhe shumen e dyte, e cila ishte percaktuar nga kerkesat e mjekut ne vleren 20 mije leke.
Pretendimi
Mjeku Ardian Nelaj, ka pretenduar se nuk kishte marre asnje ryshfet nga familjaret e pacienteve, por shuma e lekeve i ishte dhene nga vete ata. Gjykata pas shqyrtimit te ceshtjes, argumentoi se akuzat e prokurorise nuk jane te faktuara.
Pretendimi
Mjeku Ardian Nelaj, ka pretenduar se nuk kishte marre asnje ryshfet nga familjaret e pacienteve, por shuma e lekeve i ishte dhene nga vete ata. Gjykata pas shqyrtimit te ceshtjes, argumentoi se akuzat e prokurorise nuk jane te faktuara.