Motorrët e ujit në Vlorë, Prefekti: Bashkia s`ka marrë masa

Prefekti i Vlorës, Eduart Vecani, i ka kërkuar kreut të Bashkisë të marrë masa të menjëhershme për të përcaktuar hapësirat, ku duhet të qarkullojnë motorët e ujit në vijën bregdetare.
Ai thotë se ky është viti i dytë radhazi që Bashkia e ka neglizhuar zbatimin e ligjit për moratoriumet e skafeve, duke qenë se parashikon që këto masa të merren nga pushteti vendor, e konkretisht nga bashkitë përkatëse.
Vecani ka deklaruar se institucioni i prefektit është i gatshëm të bashkëpunojë me njësitë vendore për mbarvajtjen e sezonit turistik në qytetin bregdetar të Vlorës.