E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdesin babë e bir në Has, ranë në kontakt me korentin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur rrethin e Hasit diten e sotme. Babë e bir kanë gjetur vdekjen pasi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vranisht, ku shtetasit Isuf dhe Kreshnik Mazreku, përkatësisht 69 dhe 30 vjeç ishin duke montuar një pompë uji, por fatkeqesisht kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave te kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›