E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motra e Kim “shqelmohet” nga ‘X Factor’

Motra e Kim, Khloé Kardashian thuhet se është pushuar nga puna si prezantuese e ‘X Factor’ në Amerikë.

Kloé, kishte filluar punën si prezantuese në këtë garë muzikore vitin që lamë pas por duket se ajo nuk u ka pëlqyer edhe aq producentëve të cilët. kanë vendosur të mos i’a besojnë punën edhe për sezonin e ardhshëm.

“Ata i kanë bërë ofertë Mario Lopez që të kthehet sërish si prezantues por jo edhe Khloé', ka thënë një burim.

Ndërkaq, largimin e saj nga ‘X Factor’ duket se e ka parandjerë edhe vetë motra e Kim.

"Unë kurrë nuk kam qenë nikoqire më parë. Çfarë nëse më largojnë nga spektakli nëse unë them diçka té keqe? Kjo është arsyeja pse ndjehem nervoze por unë nuk mund të jem askush tjetër përveç vetja ime. Më duhet të kontrollojë paksa gjuhën e të folurit”, kishte thënë Kloé në një intervistë të mëparshme./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›