Motrat nen zinxhire, Topi: Shteti pergjegjes

“Askush nuk mund te justifikohet per kete ngjarje, duke nisur nga pushteti lokal, presidenti e qeveria. Dimensionet e emancipimit nuk duhet te perqendrohen vetem ne qender te Tiranes, po ne te gjithe territorin shqiptar”, tha Topi.
Rasti i dy vajzave nuk eshte i vetmi. Pak dite para tyre u denoncua edhe ai i nje djali 26- vjecar, Fatmir Rashu nga Levani i Fierit i cili ka qendruar i lidhur per 3 vjet. Vete te afermit kane shkelur te gjitha te drejtat e njeriut, ndersa strukturat e shtetit, pushteti vendor dhe sherbimi social kane qene inegzistente.
Keta te rinj, duhet te trajtohen dhe te marrin te gjitha sherbimet e duhura mjekesore dhe sociale, por realiteti tregon se ne keto zona te Shqiperise shteti nuk funksionon. Presidenti Bamir Topi ne nje takim per fuqizimin e gruas ka kerkuar zbatimin e ligjit dhe marrjen e masave emergjente.
Ne kete takim deputetja socialiste, Valentina Leskaj ka pohuar se ligjet per te drejtat e grave nuk zbatohen, nje deklarate qe eshte mbeshtetur edhe nga kryetari i shtetit.