E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH ul me 0.5 % normen baze te interesit

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani njoftoi sot uljen e normes baze te interesit me 0.5 perqind, duke e cuar ate ne 5.25 perqind.

Ne nje konference per media, Fullani njoftoi se Keshilli mbikeqyres i Bankes se Shqiperise ka arritur ne perfundimin se tre mujori i trete shenoi nje pike kthese ne rifitimin e besimit te publikut ne sistemin bankar shqiptar.

Megjithate Fullani theksoi se tedencat pozitive te ekonomise mbeten te brishta dhe tani duhet pare me kujdes ne aktivitetin e ardhshem ekonomik, nen prizmin e nje optimizmi te kujdesshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›