E Diel, 1 Nëntor 2026

Mou: S´ndikohem nga koret, me Balotelin zgjedhje taktike

Në konferencën e sotme për shtyp, para sfidës me “Zonjën”, portugezi theksoi se gjatë gjithë kësaj jave Baloteli është stërvitur njëlloj si pjesa tjetër e grupit. Gjithashtu, “I veçanti” tha se nuk do të ndikohet aspak nga koret e mundshme raciste në drejtim të italianit: “Aktivizimi apo mosaktivizimi i tij do të jetë thjesht një zgjedhje teknike”.

Më tej ai shtoi se fakti që nuk është italian, përbën avantazh për ekipin e tij. “Kur mendon për Juven, të shkon mendja tek një skuadër me përvojë. Dy ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për ta. Do të përballemi me një skuadër të zemëruar, me dëshirë të madhe për të bërë mirë në këtë takim. Megjithatë, edhe ata e dinë që ndaj nesh nuk do ta kenë aspak të lehtë”, theksoi Mou.

Në fund, edhe diçka në lidhje me të adhmen e tij në krye të pankinës zikaltër: “Jam trajner i Interit, megjithëse gjatë gjithë kësëaj jave, media më ka quajtur si ish-trajner të kësaj skuadre. Por jam dhe do të jem për aq kohë sa kohë Morati do të dojë dhe nuk do të më thotë të largohem”.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›