E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho ‘dënon’ Ronaldon

Nga Express më 29 prill 2011 në ora 18:21

Jose Mourinho ka vendosur të mos e ftojë Cristiano Ronaldon për ndeshjen e së shtunës në La Liga, kundër Real Zaragozës.

Ky vendim konsiderohet si dënim për kritikat e reprezentuesit portugez ndaj strategut të ekipit për taktikë tepër defensive të adaptuar në ndeshjen e fundit me Barcelonën.

Ndërsa, Mourinho është më i vendosur se kurrë të vazhdojë në detyrën e trajnerit të Real Madridit, pavarësisht humbjes së ekipit të tij 2-0 nga Barcelona dhe rastit disiplinor, i cili e pret për komentet e tij pas takimit, ka thënë strategu portugez, të premten.

“Kam dëshirë edhe më të madhe të vazhdoj të jem trajner i Real Madridit”, tha Mourinho, gjatë konferencës për shtyp, para ndeshjes në shtëpi kundër Real Zaragozës, të shtunën.

“Fanella e Realit është e bardhë dhe ka një kuptim”, shtoi ish-trajneri i Chelseas dhe Interit.

Mourinho reagoi për përjashtimin e Pepes në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kundër rivalit të përhershëm, duke thënë se UEFA dhe gjyqtari i saj favorizoi Barcelonën. Ndërsa të premten nuk deshi të shtojë diçka më tepër.

“Nuk dua të flas rreth kësaj çështjeje për një arsye të thjeshtë: një fotografi vlen më tepër se fjalët”, theksoi ai duke iu referuar fotografive të momentit të ndërhyrjes së Pepes ndaj Dani Alvesit që u përcoll me përjashtimin e tij. “Nuk kam çka të them, kam thënë atë që kam dashur”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›