Topi ngushëllon Obamën

Nga Express më 29 prill 2011 në ora 19:18
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i ka dërguar të premten një telegram ngushëllimi homologut të tij të SHBA-ve Barak Obama, për viktimat e uraganit që goditi së fundi disa shtete federale amerikane.
“Me keqardhje të madhe mësova mbi goditjet e rënda të uraganit që kryesisht përfshiu shtetin e Alabamës dhe pesë shtete të tjera të jugut të SHBA-së, ku përveç humbjeve të rënda materiale, humbën jetën mbi 280 qytetarë amerikanë”, thuhet në mesazh.
Topi ka shprehur shpresën se pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore të kalohen sa më shpejt që të jetë e mundur.