Mourinho 50!

Prej se ka arritur në Itali, gati një vit e gjysmë më parë, Jose Mourinho ka arritur rezultate të jashtëzakonshme me Inter. Trajneri portugez, të dielën e festoi ndeshjen e tij të 50-të në krye të Nerazzurrëve në Serie A, edhe pse barazoi 1:1 me Romën.
Interi portugez, nën drejtimin e ish trajnerit të Portos e Chelseas, shënoi plot 34 fitore, 11 barazime e 5 humbje, në kampionatin italian. Totali i pikëve të tubuara nga sezoni i kaluar është 113, me një mesatare të shkëlqyeshme prej 2.26 pikë për ndeshje.
Barazimi me Romën 1:1, ia ndali serinë prej 5 fitoresh rresht Interit, por kjo nuk do të thotë se ia prishi shumë edhe statistikat e shkëlqyeshme të trajnerit karizmatik portugez. Nëse e llogarisim periudhën prej kur ka arritur Mourinho në Itali, Inter kryeson me 113 pikë të tubuara, 15 më shumë se Juventus (98), ndërsa më pas renditen Milan (96), Fiorentina (89), Genoa (88) e Roma (78).
Përveç kësaj, është edhe një statistikë tjetër që e vërteton dominimin e Interit të Mourinhos në Itali. Gjatë 50 xhirosh të zhvilluara deri tash (nga sezoni i kaluar), Nerazzurrët kanë prirë në tabelën e klasifikimit në Itali plot 40 herë, prej tyre 36 herë ishin të vetëm në krye, ndërsa katër herë të tjera prinin me pikë të njëjta.
Mourinho po ashtu ka arritur edhe një rekord fantastik: të mos e humbë asnjë ndeshje në shtëpi. Deri më tash, ai ka arritur numrin e 150 ndeshjeve pa u mposhtur në stadiumin e ekipeve që i ka udhëhequr, që nga Porto, Chelsea dhe tash në Inter.