E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho: I raportoj presidentit, jo Valdanos

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se ai kurrë nuk flet me Menaxherin Gjeneral, Jorge Valdano.

Mourinho ka vazhduar zënkën e tij me argjentinasin pas fitores së mbrëmshme ndaj Real Mallorcas.

“Unë nuk flas me Valdanon, unë i raportoj drejtpërdrejtë presidentit (Florentino Perez) dhe Jose Angel Sanchez. Ne nuk kemi biseduar për nënshkrimet. Ne të gjithë e dimë tregimin e vjetër të një sulmuesi, që tashmë ka flokë të thinjura. Deri më 31 janar gjithçka mund të ndodhë, por kjo mund edhe të mos ndodhë”, ka deklaruar Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›