E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mourinho: I thashë Klopp se humbi skuadra më e mirë…

Në fund të ndeshjes së humbur kundër Liverpool, ka folur trajneri i Tottenham, José Mourinho. Këto janë fjalët e tij për Amazon Sport: “Unë i thashë Jurgen se ekipi më i mirë humbi, mirëpo ai nuk ishte dakord. Ne ishim afër fitores, afër barazimit dhe në fund shkojmë në shtëpi me një humbje. Madje edhe barazimi do të kishte qenë një rezultat i keq, e lëre më me disfatë. Performancë e shkëlqyer, megjithatë, kishte gabime natyrisht, ka gjëra për të përmirësuar, por rezultati është i padrejtë. Ekipi ishte brilant dhe Liverpool nuk më dukej si një ekip fitues, kampion i Anglisë, Europës dhe botës. Në fund të fundit, megjithatë, rezultati është i vlefshëm”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›