Mulligan refuzon rilin e Hilaryit

Carey Mulligan ka refuzuar të paraqitet në rolin e ish zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara Hilary Clinton, në filmin për jetën e saj.
“HollyWood Reporter“ raporton se yllit të filmit “The Great Gatsby” i është ofruar ky rol nga regjisori i “Rodham”James Ponsoldt. Por sipas burimeve të saj, aktorja britanike ka refuzuar këtë rol.
Jessica Chastain gjithashtu ka mohuar zërat se ka biseduar lidhur me këtë rol, derisa Scarlett Johansson, Reese Witherspoon, Amanda Seyfried dhe Emma Stone thuhet se janë pretendente për këtë film, me skenar të shkruar nga Young Il-Kim./Indeksonline/