E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho Njerezit e duan stilin tim


Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho edhe njehere ka kembengulur se ai do te vazhdoje me stilin e tij te vjeter te lojes edhe ne Bernabeu pasi ka hedhur poshte kritikuesit e lojes se tij.

Une fitoj shume. Njerezit lodhen se shikuari stilin tim te futbollit dhe mezi presin qe une te humbas. Por ka njerez qe gjithashtu e admirojne punen time dhe te cileve u pelqen ajo qe bej une.

Shume njerez ne Kongresin e Trajnereve te UEFA-s me kane thene se u pelqen stili im i lojes dhe menyra se si e fitova Ligen e Kampioneve. Une nuk punoj per tu krahasuar me te tjeret.

Me pelqen ajo qe bej dhe jam i bindur se rezultatet e arritura jane fakti me i mire per ta mbrojtur veten. Ka momente kur nuk me pelqen ajo qe eshte thene dhe une mund te paramendoj se ndeshja mund te duket defensive dhe e keqe edhe nese ka 35 goditje dhe perufndoi me rezultat 0-0.

Une jetoj per futboll dhe per familjen time. Une nuk kam jete shoqerore. Gjithe ajo qe bej eshte e bazuar ne punen time dhe rezultatet e mia tha I vecanti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›