Pas Londer 2012 mund te terhiqem
Usain Bolt
Usain Bolt mund te terhiqet pas Olimpiades Londer 2012. Synimi i sprintierit xhamajkan eshte qe te largohet nga pistat e atletikes ne periudhen kur do te jete ende ne maksimumin e formes. Me siguri qe do te garoj edhe ne nje olimpiade tjeter ndersa me pas do te mendoj se cfare do te bej tha 24-vjecari qe fitoi tri medalje ari ne Pekin 2008. Trajneri im deshiron te marr pjese edhe ne Olimpiaden 2016 por une dua te le nje kujtim te mire ashtu si ka bere edhe Majkell Xhonson. Bolt rekordmen boteror ne 100 dhe 200 metra ka theksuar se deshiron te spikate edhe ne garen e 400 metrave dhe ne kercim se gjati.