Mourinho: Nuk është ai Drogba që e njihja

Jose Mourinho ka deklaruar se nuk ka frikë aq shumë nga Didier Drogba edhe pse për të ai dikur ishte sulmuesi më i mirë në botë. Mourinho tha se Drogba tani është në moshë dhe se nuk është më ai sulmuesi i rrezikshëm që e njihte.
”Drogba nuk ka të njëjtin rendiment si më parë. Tashmë në moshën 35-vjeçare nuk është më në momentin e tij më të mirë fizik, ndonëse vazhdon të ketë nuhatjen e një prej sulmuesve më të mirë në botë. Galatasaray është një skuadër shumë e fortë por Drogba më nuk është ai i dikurshmi" deklaroj Mourinho./Indeksonline/