E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho do të ikë, Perez e gjen pasuesin

Sipas lajmeve të fundit nga Real Madridi, Jose Mourinho nuk ka asnjë gjasë për të qëndruar në edicionin tjetër në Real Madrid.

Trajneri portugez është në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve me Realin ndërsa krerët e Realit janë në kërkim të pasuesit të tij.

I fundit dhe më seriozi për të marrë këtë detyrë është trajneri në largim i Bayern Munchen, Jup Heynckes.

Pikërisht Jup Heynckes ishte ai që në edicionin 1997-1998 kishte fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin.
Perez thuhet se nuk do të shikoj opsion tjetër përveç Heynckes./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›