E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho e vë në gjumë Casillasin

Vendimi i Jose Mourinhos që të lë në bankën rezervë Iker Casillasin, këtë të fundit si duket po e mundon aq shumë. Si duket tani edhe dëshira për të parë Realin, për të shijuar fushën dhe për të mbështetur skuadrën, nuk është më te Iker Casillas.

Në ndeshjen e djeshme mes Espanyol dhe Real Madrid, Casillas u kap në bankën rezervë duke fjetur. Atë e kote gjumi në ulëset e bankës rezervë duke u fokusuar nga kamerat spanjolle.

Në Spanjë gjumi i Casillas po vlerësohet se është i "varur" nga Jose Mourinho i cili e ka sjellur në këtë situatë. Casillas gjithmonë është njohur për dashurinë që ka për skuadrën, tifozët dhe përkushtimin ndaj Realit./Indeksonline./ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›