"Sa mirë" që të braktisësh Arsenalin

Arsenali si duket është bërë "mallkim" për kupa. Skuadra e njohur londineze po vuan që disa vite për të fituar një trofe të vetëm. Këtë fat po e kanë edhe lojtarët që janë pjesë e Arsenal. Por fat më të mirë po kanë ata lojtarë që po e braktisin këtë skuadër.
Kështu së paku po tregojnë statistikat.
Robin Van Persie që në edicionin e parë me Manchester United, pas largimit nga Arsenal, u bë kampion në Premierligë.
Edhe Alex Song festoj titullin me Barcelonën në La Liga në edicionin e tij të parë pas largimit nga Arsenal. Fat të mirë të njëjtë kishte edhe Nicklas Bendtner i cili u bë kampion me Juventusin.
Rrugët e titujve u hapën edhe për Emanuel Ebouen i cili e fitoj titullin me Galatasarayn.
Talenti japonez i Arsenalit, Ryo Myachi u huazua te Wigan për tu bë fituar dje FA Cup me këtë skuadër, gjë të cilën se kishte shijuar te Arsenal./Indeksonline/