Mourinho i propozon Milanit Kakan!

Jose Mourinho i ka hapur derën e largimit Leite Kakas nga Real Madridi. Në fakt në një intervistë të bërë për televizionin italian "Rai", Mourinho u shpreh hapur se rikthimi në Milan do të ishte një zgidhje e mirë për Milanin.
"Milani mund të ishte një zgjidhje e mirë për Kakan. Mendoj edhe të kundërtën, Kaka mund të rigjejë veten te Milan. E tëra që dëshiroj aktualisht është të shoh një Kaka të lumtur, sigurisht si lojtar të Realit.
Ftesa nga kombëtarja braziliane do të ishte diçka e mirë për të, por ja që kjo nuk ndodhi tani" deklaroi Mourinho./indeksonline/