Juve arrinë edhe dy blerje të bujshme

Juventus thuhet se ka arritur marrëveshje me sulmuesin francez Nicolas Anelka. Ish sulmuesi i shumë skuadrave evropiane, aktualisht i skuadrës kineze Shanghai, Anelka pritet të prezantohet brenda disa orëve në Juventus.
Anelka do të jetë i Juventusit në formë të huazimit duke pranuar ofertën prej 600 mijë eurosh për këtë huazim. Edhe FIFA thuhet se i ka lejuar Anelkas ndërprerjen e përkohshme të kontratës. Jo vetëm kaq,
Juve thuhet se ka arritur të bindë edhe një supertalent brazilian. Biri i legjendarit brazilian, Bebeto, 18 vjeçari Mateus thuhet se është pajtuar për kalimin në Juventus. Mesfushori i Flamengos thuhet se e ka pranuar ofertën prej 2 milion eurosh nga Juventusi./indeksonline/