Mourinho: “Nuk jam marr vesh të largohem nga Reali”

Jose Mourinho, i ka hedhur poshtë të gjiha spekulimet dhe shkrimet e mediave evropiane, se mendon largimin nga Real Madridi, me të përfunduar edicioni në La Liga.
“Nuk jam marr vesh dhe nuk kam nënshkruar asgjë rreth largimit tim nga Real Madridi në fund të stinorit. Në Real ndihem shumë mirë sikurse që ndihesha në klubet tjera më herët. Nuk i lexoj shumë mediat spanjolle dhe nuk i shikoj televizionet në këtë shtet. Është shumë vështirë të jesh portugez në Spanjë. Në Itali dhe Angli, asnjëherë nuk jam ndier a është mirë apo keq të jesh portugez” tha Mourinho i cili foli pak edhe për rivalin e tij më të madh Barcelona, që ka arritur të mposht shumë shpesh kohëve të fundit.
“Disa herë me Chelsea, Inter dhe Real Madridin kundër Barcelonas kam luajtur me 10 futbollistë. Barcelona tash ka dyshime rreth nesh të cilat nuk i ka pasur para dy viteve” përfunfoi Mourinho./Indeksonline/