Benezma: Nuk e këndoj himnin me urdhër

E kush tha se në kampin francez Didier Deshamp ka rikthyer qetësinë? Karim Benzema ka shpërqendruar të gjithë vëmendjen nga ndeshjet kualifikuese ndaj Gjeorgjisë dhe Spanjës. “Nuk mund të më detyrojnë që të këndoj ‘marsejezen’.
Jam shumë krenar që mbaj veshur fanellën e Francës, por himnin unë nuk e kam kënduar kurrë. Zidane për shembull nuk e këndonte kurrë. Dhe ka edhe të tjerë”, – tha sulmuesi i Realit dhe kombëtares transalpine, i cili ka lindur në Francë, por prej prindërish algjerianë.
Por kjo deklaratë e fortë provokoi nacionalistët vendës. Partia ekstremiste “Le Front National” (Fronti Kombëtar) kërkoi marrjen e masave ndëshkimore ndaj Benzemasë, pasi e cilësoi intervistën e tij me përmbajtje të fortë fyese për kombin francez./Indeksonline/