Mourinho merr përgjegjësinë për Cavanin

Jose Mourinho e ka marrë përgjegjësinë për të transferuar Edinson Cavanin. Trajneri i Chelseat thuhet se është bëzdisur nga spekulimet e shumta për të ardhmen e sulmuesit uruguajan duke kërkuar që të bisedoj vetë më agjentin e lojtarit.
Mourinho ka thënë se nuk ka kohë më për të pritur një përgjigje nga Cavani, kështu që do të udhëtoj në Itali për ofertën e fundit për të.
Chelsea thuhet se i ka ofruar 58 milion euro, ofertë e cila do të jetë më e larta për Cavanin. Nëse Mourinho nuk e bindë Napolin për Cavanin, atëherë plani B i tij thuhet të jetë blerja e Lewandowskit./Indeksonline/